Sampdoria befason, Milani zhgënjen 

Futboll

Sampdoria befason, Milani zhgënjen 

Nga: K.Goca Më: 3 prill 2021 Në ora: 14:28
Sampdoria befason, Milani zhgënjen 

Milani zhgënjen si vendas, barazon me rezultat 1:1 me Sampdorinë.

Milani nuk është për titull në bazë të lojërave që po tregon në javët e fundit.

Në minutën e 57-të, Quagliarella realizoi për fitoren e madhe të Sampdorisë. Goli erdhi pas një gabimi nga ana e Theo Hernandez dhe Quagliarella nga rreth 22-23 parabollon portierin.

Është interesant, se nga minuta e 59-të, Sampdoria mbetet me një lojtar me pak në fushë, kur u përjashtua Ad. Silva me karton të kuq pas dy të verdhëve, por as kjo epërsi numerike nuk i kreu punë Milanit, që të shënojë fitore.

Në minutën e 87-të, Hauge shmang humbjen, barazon rezultatin 1:1. 

Milani renditet në vend të dytë me 60 pikë, ka dy ndeshje më shumë dhe 5 pikë me pak se lideri Interi dhe Sampdoria është në pozitën e dhjetë me 36 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat