Sadiku ende pa gol në Bolivi

Futboll

Sadiku ende pa gol në Bolivi

Më: 4 prill 2021 Në ora: 11:52
Sadiku ende pa gol në Bolivi

Ndeshja e tretë me Bolivar në Bolivi dhe Armando Sadiku ende nuk e ka gjetur golin e parë me skuadrën e rë.

Gjithsesi, tre ndeshje pa gol nuk është për t’u bërë dramë, por një shije të hidhur ka lënë fakti se në këto takime, sulmuesi shqiptar ka humbur shumë raste dhe kjo është e pazakontë për të.

Edhe në ndeshjen e mbrëmshme të Bolivar ndaj Bluming, Sadiku u paraqit i vetëm përballë portierit, por në mënyrë të çuditshme nuk e tundi rrjetën duke gabuar rëndë.

Për fat të mirë, ekipi i tij fitoi me rezultatin 2-0 dhe rastet e shpërdoruara në vazhdim nga Sadiku nuk kanë ndikuar për keq te pikët e ekipit.

Gjithsesi, pritshmëritë për të janë të mëdha në Bolivi, ndërkohë që goli i fundit i elbasanasit daton në qershor të vitit 2020  dhe i duhet të zhbllokohet sa më shpejt nga ky ngërç që e ka mbërthyer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat