Ky ishte reagimi nga Salah

Futboll

Ky ishte reagimi nga Salah

Më: 4 prill 2021 Në ora: 13:10
Ky ishte reagimi nga Salah

Të shtunën mbrëma, Liverpooli shënoi fitore në derbin e javës së 30-të në Premier Ligë.

“Të Kuqtë” fituan me rezultatin 0-3, me ndeshjen që u zhvillua në “Emirates Stadium”.

Një rast nga kjo ndeshje është bërë viral tashmë në rrjetet sociale. Bëhet fjalë për rastin kur Sadio Mane dështon të shënoi nga afërisa në çastet e fundit të ndeshjes.

Mane kishte një rast të mirë shënimi, pasi pranoi një pasim nga Mohamed Salah.

Pasi senegalezi nuk shënoi, vëmendje mori reagimi nga egjiptiani. Salah vuri duart mbi kokën dhe u hodh në tokë i dëshpëruar, pak para së gjyqtari të sinjalizonte për fundin e ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat