Sëmundja dhe rruga drejt suksesit e Lionel Messit!

Futboll

Sëmundja dhe rruga drejt suksesit e Lionel Messit!

Më: 4 prill 2021 Në ora: 14:11
Lionel Messi

Nga shumë i konsideruar si futbollisti më i mirë i të gjithë kohrave, ndërsa nga të tjerët kjo është e debatueshme, por për një gjë nuk hamendet askush, numri 10 dhe emri Lionel Messi, do të shkruhen me shkronja të arta në historinë e futbollit botërorë. Lionel Messi la shenjë dhe mahniti botën me talentin e tij që kur shkeli për herë të parë fushën e gjelbër në Barcelonë, ndërsa gjithçka më pas është histori... Por jeta dhe rruga drejt suksesit për Messin nuk ishe edhe aq e lehtë, qëndroni me ne për të ndjekur historinë e fëmijërisë dhe rrugën drejt suksesit të numrit 10 më të famshëm në botë, Lionel Messit.

Linoel Mesi u lind në Argjentinë dhe vjen nga një familje e varfër. Babai i tij punonte në një fabrikë me hekurishte ndërsa nëna e tij ishte pastruese, por megjithatë ai u rrit me dashuri dhe përkushtim. Messi kishte një pasion të madh për futbollin që fëmijë, kështu, në moshën 5 vjeçare ai filloi të stërvitet në një klub lokal i trajnuar nga babai i tij. Ndërsa në moshën 8 vjeçare u bashkua me Neuell Old bojs Klub. Mesi ishte i lidhur me gjyshen e tij, kur ajo vdiq, kjo ndikoi keq edhe te ai. Ai ishte aq i mërzitur, sa që me javë nuk dëshironte të luaj futboll, do të thoshin më vonë familjarët e tij. Por më pas babai i tij e motivoi që të vazhdoj të stërvitet, ai u kthye në fushë dhe si fëmijë ishte i vendosur që ta bëj gjyshën e tij krenare në fushën e gjelbërt.

Messi ëndërronte të bëhej futbollisht profesional, por kjo ëndërr dal nga dalë filloi të shuhej, kur ai u diagnostifikua me probleme hormonale që ndalonin rritjen dhe zhvillimin normal. Kjo do të thoshte, që ai do ta kishte të pamundur të zhvillohej normalisht AS, përveç nëse mjekohej me terapi speciale dhe të shtrenjtë. Kjo terapi kushtonte 900 dollar në muaj dhe për fat të keq në atë kohë, prindërit e tij nuk kishin para për të mbuluar harxhimet e kësaj terapie, ndërsa edhe klubi në të cilin luante Messi refuzoi ta paguaj këtë shumë..

Por çfarë ndodhi më pas?

Si Messi u bashkua me Barcelonën?

Ku i harxhon ai sot paratë?

Cilat janë bizneset e Messit dhe sa dhuron për bamirësi?

Shikoni videon në vazhdim...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat