Cikalleshi dhe Bytyçi protagonist në fitoren e madhe në Turqi

Futboll

Cikalleshi dhe Bytyçi protagonist në fitoren e madhe në Turqi

Më: 4 prill 2021 Në ora: 15:16
Cikalleshi dhe Bytyçi protagonist në fitoren e madhe në Turqi

Konyaspor ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Erzurumspor me rezultat 1:2.

Ishte një ndeshje ku tre futbollistë shqiptarë startuan nga minuta e parë, Elbasan Rashani për vendasit e Erzurumspor, derisa Zymer Bytyçi dhe Sokol Cikalleshi për Konyaspor.

Futbollisti i katërt shqiptar qëishte prezent në këtë takim ishte Erdon Daci i Konyas, por që nuk pati minuta për të.

Sokol Cikalleshi ishte asistues në golin e parë të skuadrës së tij në minutën e nëntë.

Në minutën e 26-të, ylli nga Kosova, Zymer Bytyçi fitoi një penallti, por që nga pika e bardhë dështoi Sokol Cikalleshi.

Reprezentuesi shqiptar qëndroi në fushë për gjatë 90 minutave për Konyan, ndërsa Bytyqi që ishte ndër më të mirët në ndeshje luajti 75 minuta.

Anësori nga Kosova, Elbasan Rashani që e nisi nga minuta e parë ndeshjen, luajti për gjatë 54 minutave.

Me këtë fitore, Konyaspor ngjitët në vendin e 11-të me 39 pikë, derisa Erzurum mbetet e 19-ta me 27 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat