Djarmati: Në Shkodër kërkojnë edhe të fitosh edhe të luash bukur

Futboll

Djarmati: Në Shkodër kërkojnë edhe të fitosh edhe të luash bukur

Më: 4 prill 2021 Në ora: 23:22
Djarmati: Në Shkodër kërkojnë edhe të fitosh edhe të luash bukur

Nëpërmjet një lidhje live për emisionin “Sport News Plus” të moderatores Daljana Sejdia në “News 24”, drejtori sportiv i Vllaznisë, Matko Djarmati, foli për situatën aktuale në kampin shkodran, pas barazimit pa gola ndaj Partizanit duke u shprehur:

“Barazimi ishte një rezultat i drejtë, edhe pse ne u futëm në fushë për të fituar. Vllaznia është për 4 vendet e para, këtë kam thënë kur kam dalë në fillim. Sot jemi shumë afër objektivit sezonal. Me kalimin e javës do të shikojmë nëse

Kur je 9 pikë para nga vendi i dytë, ndjen keqardhje. Por të gjithë e dinë, që nuk është e mundur të luash në nivel kaq të lartë gjithë sezonit. Ishte e vështirë të mbanin ritmin me këtë ekip, por gjithsesi jemi brenda objektivave.

Ne kemi menduar për të ardhmen, kemi një bosh me 7-8 lojtarë, ku do të bazohemi. Por është herët, gjithçka varet nga vendi që do të zëmë këtë sezon. Nuk është njësoj ta mbyllësh sezonin në 4 vendet e para apo në vendet 5-6. Pas fitores kundër Kastriotit dhe ndeshjes kundër Partizanit, mendoj që jemi në një rrugë të mirë. Shpresoj të vazhdojmë deri në fund të kampionati me këto ritmet. Nga sot do të shikojmë edhe Tiranën mes ekipeve kampion, një kampionat interesant, edhe për Kupat e Europës edhe për mbijetesën.

Dunga ka luajtur vetëm 7 javë, edhe pa Dungën, ne ishim në vend të parë me 9 pikë diferencë. Luajtëm 13 javë pa Dungën. Nuk kishim mundësi ta refuzonin ofertën e mbërritur për Dungën. Nuk shikoj asnjë ekip që ka bërë merkato të mirë në janar.

Unë mendoj që Elon Nija Vexhi dhe Kaleziç janë lojtarë cilësorë. Nuk e shikoj problemin te merkatoja, që ne kemi humbur 9 pike. Këtu ku jemi, nuk kemi ardhur pa meritë, deri në fund të kampionatit, do të luftojmë për 4 vendet.

Në Shkodër kërkojnë edhe të fitosh edhe të luash bukur. Do provojmë dhe në fund fare do të shikojmë ku do të na sjellë rezultati. Në 26 javë, mendoj që do ndjejë Tirana presion që Vllaznia është në vend të parë dhe ata në vend të 5-të”, u shpreh Djarmati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat