Koeman: Do të doja që Dembele të qëndrojë te Barcelona

Futboll

Koeman: Do të doja që Dembele të qëndrojë te Barcelona

Më: 6 prill 2021 Në ora: 08:23
Ronald Koeman

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ka treguar që është i hapur për rinovimin e kontratës së sulmuesit Ousmane Dembeles.

Francezi dje realizoi gol në minutën e fundit për të siguruar fitoren ndaj Real Valladolidit.

Me 12 muaj kontratë të mbetur, ish ylli i Dortmundit është i lidhur me kalimin në Itali ose Angli.

Pavarësisht spekulimeve, Koeman konfirmoi se dëshiron ta mbajë 23-vjeçarin në Kataluni.

“Do të doja që Dembele të qëndrojë, është lojtar i rëndësishëm për ne”.

“Ai tregoi vetën me lojën dhe golin. Çelësi është që fizikisht është përmirësuar dhe ka luajtur disa ndeshje radhazi”, tha ai.

Këtë edicion Dembele ka realizuar 10 gola në të gjitha garat.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat