Salah kërkon një rekord tjetër

Futboll

Salah kërkon një rekord tjetër

Më: 6 prill 2021 Në ora: 11:15
Salah kërkon një rekord tjetër

Sulmuesi Mohamed Salah është duke kërkuar të arrijë një rekord tjetër me Liverpoolin.

Vetëm katër lojtarë në histori te “Reds” kanë shënuar në katër ndeshje radhazi në gara evropiane dhe Salah do t’i bashkohet këtij grupi nëse shënon kundër Real Madridit.

Roger Hunt, Robbie Fowler, Djibrill Cisse dhe Steven Gerrard (dy herë) e kanë arritur këtë rekord më herët, derisa Gerrard mban rekordin me pesë ndeshje radhazi në edicionin 2007-08.

Egjiptiani për Liverpoolin në Ligën e Kampionëve ka shënuar 25 gola në 43 ndeshje.

Përballja mes Real Madridit dhe Liverpoolit nis në ora 21:00 dhe zhvillohet në “Alfredo di Stefano@.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat