Ja pse Messi nuk luan me sulmuesin shqiptar

Futboll

Ja pse Messi nuk luan me sulmuesin shqiptar

Më: 6 prill 2021 Në ora: 11:37
Ja pse Messi nuk luan me sulmuesin shqiptar

Me nëntë gola, Rei Manaj është kryegolashënuesi i Barcelonës B, si lojtari më i rëndësishëm që po e udhëheq drejt ngjitjes në Ligën e Dytë spanjolle për sezonin e ardhshëm.

Po pse nuk luan me Mesin? Portali iberik ka zbuluar se ajo që e pengon djaloshin shqiptar është mosha e tij, 24- vjeçare, dhe nuk konsiderohet më pjesë e ekipit të të rinjve, si dhe bilanci në vështirësi i Barcelonës.

Nëse Manaj do të debutonte në ekip me Mesin, automatikisht për shkak të moshës do të bëhej lojtar i federuar me ekipin A.

Në këtë mënyrë, kalojnë të gjitha përgjegjësitë financiare të klubit, pagesa e mbetur për kartonin, rroga dhe bonuset, në bilancin e Barcelonës A, aktualisht në vështirësi.

Me gjithë vëzhgimin e Kuman nga afër, Manaj do ta ketë të vështirë debutimin me skuadrën A, edhe pse është në pritje të ftesës prej tij.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat