Real Madrid – Liverpool, gjithçka që duhet të dini për super përballjen e sotme

Futboll

Real Madrid – Liverpool, gjithçka që duhet të dini për super përballjen e sotme

Më: 6 prill 2021 Në ora: 17:26
Foto ilustruese

Kurse, Klopp është shprehur i lumtur dhe i entuziazmuar pas një shorti të tillë.

“Natyrisht se jam i lumtur, duhet të mposhtësh më të fortët për të treguar se jeni skuadër kualitative”, deklaroi Klopp.

Përballja e fundit mes Liverpool dhe Real Madrid ishte në finalen e vitit 2018, ndeshje e cila përfundoi me fitoren e Real Madrid me rezultat 3-1.

Dy skuadrat janë ballafaquar 6 herë në mes vete, dy të tilla ishin në finale.

Finalen e parë mes tyre e fitoi skuadra angleze me rezultat 1-0 në edicionin 1980/81, kurse finalen e fundit Real Madrid me rezultat 3-1 në vitin 2018.

Në përballjet tjera Liverpool ka 2 fitore po aq sa Real Madrid që e ka mposhtur 2 herë ekipin anglez.

Skuadrat vijnë nga një formë e mirë në ligat respektive, Liverpool ka 4 fitore nga 6 takimet e fundit dhe 2 humbje, ndërsa Real Madrid ka 4 fitore dhe 2 barazime në 6 takimet e fundit në La Liga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat