Ancelotti është duke provuar transferimin e Koulibalyt

Futboll

Ancelotti është duke provuar transferimin e Koulibalyt

Më: 7 prill 2021 Në ora: 11:57
Ancelotti është duke provuar transferimin e Koulibalyt

Everton do konsiderojë shitjen e mbrojtësit Yerry Mina gjatë verës, derisa i kanë vendosur edhe çmimin.

Kolumbiani thuhet se dëshiron të transferohet në Seria A, andaj klubi anglez është i hapur për shitjen, por nëse paguhen 21 milionë euro.

Sipas Tuttomercatoweb, Everton nuk është kundër idesë për shitjen e Minas dhe të sjellë në skuadër ndonjë lojtar me kualitet më të madh.

Thuhet se trajneri Carlo Ancelotti është duke provuar transferimin e Kalidou Koulibalyt, lojtar me të cilin punoi te Napoli.

Koulibaly momentalisht kushton 43 milionë euro, që nënkupton se skuadra nga Liverpool duhet t’i rrit fundet për të realizuar marrëveshjen.

Pos Evertonit, në garë për senegalezin janë edhe top klubet evropiane si Real Madrid, Liverpool dhe Manchester United.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat