​Mbappe: Shkojmë në ndeshjen e dytë për të sulmuar Bayernin

Futboll

​Mbappe: Shkojmë në ndeshjen e dytë për të sulmuar Bayernin

Më: 8 prill 2021 Në ora: 09:25
Kylian Mbappe

Kylian Mbappe ishte njeriu kryesor i Paris – Saint – Germain në fitoren e tyre kundër Bayern Munich në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve të zhvilluar të mërkurën.

Sulmuesi francez shënoi nga një gol në secilën pjesë në këtë ballafaqim dhe PSG shkon në ndeshjen e kthyese me një avantazh minimal ndaj gjigantit bavarez.

Mbappe mbajti formën e tij të lartë në Evropë, pasi kishte shënuar tetë gola në katër ndeshjet e tij të fundit në Ligën e Kampionëve.

"Mbi të gjitha, kjo është një performancë e shkëlqyer e ekipit, unë isha në gjendje të përfitoja nga puna e të gjithë të tjerëve," tha Mbappe për “RMC Sport” pas ndeshjes.

"Përveç kësaj, ne jemi vetëm në gjysmën e rrugës në këtë përplasje të madhe. Ne vuajtëm, por vuajtëm si ekip, nuk duhet të turpërohemi për performancën tonë.”

"Ne ishim solid dhe ne dinim të bënim dëm në momentet tona të forta. Ne do të sulmojmë ndeshjen e dytë me të njëjtën vendosmëri. Siç thashë në Barcelonë, më pëlqejnë këto lloj ndeshjesh. Unë nuk isha gjithmonë i qeshur, por nuk jam këtu për tu fshehur. Më pëlqen të luaj këto lloj ndeshjesh dhe të jem vendimtar.”

"Ndeshja e dytë? Për të filluar ne duhet të luajmë mirë kundër Strasburgut këtë fundjavë, dhe pastaj do të duhet të sulmojmë me besim, edhe pse po përballemi me një ekip të shkëlqyeshëm. Kjo është Liga e Kampionëve, ka vetëm ekipe të shkëlqyeshme.”, tha në fund sulmuesi francez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat