Sot 31 një vite kur regjimi ish jugosllav sulmoi Prishtinën, një futbollist e bëri për spital 

Futboll

Sot 31 një vite kur regjimi ish jugosllav sulmoi Prishtinën, një futbollist e bëri për spital 

Nga: Kemajl Goca Më: 8 prill 2021 Në ora: 13:45
Lartë majtas, i pari Shukri Paçarada, Nazmi Rama, Abdyl Bellopoja, Gani Llapashtica, Arbnor Morina, Muhamed Kolenoviq, Ramadani Cimili. Ulur nga e majta: Shefqet Lajçi, Afrim Tovërlani, Goran Gjoroviq, Arbër Hasangjekaj dhe Ardian Kozniku.

Ishte data 8 prill e vitit 1990, në stadiumin e Prishtinës zhvillohej derbi i javës së 27-të të Ligës së Dytë Federative të ish Jugosllavisë, mes dy skuadrave më të forta, Prishtinës dhe Proleterit të Zrenjanit!
Në stadium mbi 20 mijë shikues, ndërsa në anën tjetër kudo i vinte era luftë, veç edhe kishte fillua procesi i shembjes së Jugosllavisë artificiale!  

Prishtinës i duhet fitorja me çdo kusht, por përveç kundërshtarit në fushë, jashtë vijave të bardha e kishte edhe armikun tjetër, milicinë e regjimi ish jugosllav, milici kriminale.  

Ndeshja përfundoi pa gola (0:0) dhe kur përfundonte baras takimi, penalltitë përcaktonin se kush e fiton një pikë, ky ishte një rregull që u vendos në vitin 1988! 

Image

Me 9 prill të vitit 1990, Gani Llapashtica në spital

Për një moment shpërtheu dhuna sikur një vullkan në fushë dhe tribunat e Prishtinës, një skenar mirë i përgatitur nga regjmi i asaj kohe, që sulmuan futbollistët e Prishtinës.

Lojtarët e Proleterit i morën në mbrojtje, duke i rrethuar milicia në fushë, që në fakt nuk ishin të rrezikuar nga askush, por u bë një dramë tipike e regjimit.

Qëllimi ishte shkatërrimi i Prishtinës, që kishte një brez fantastik dhe që iu frikësonin!  
Gani Llapashticën nuk e kishin fortë për qejfin ai regjim sepse njihej si kombëtar. Milicia e asaj kohe turrej në mënyrën më të poshtër, sa Llapashticën e rrahin aq keq dhe e bëjnë për spital! 

Po kush ishte provokuesi i pacipët? Nebojsha Popoviqi, një futbollist arrogant i Proleterit, për gjatë lojës me stilin e tij provokonte lojtarët e Prishtinës. Dukej se Besnik Kollarit, portierit Shukri Paçaradës, së bashku me Muharrem Sahitin, nuk kishin nerva që ta duronin at klimë kundër Prishtinës.   

“Duhet pranuar se zënkat pas përfundimit të takimit i filluan futbollistët e Prishtinës, me vetëdije ose pa të. ‘Xixa’ e para i futi (përshtypja jonë) Muharrem Sahiti, pastaj vazhduan Paçarada e Kollari.

Nuk është e vështirë të kuptosh pse u sollën këta asisoj. Jo vetëm këta, por të gjithë lojtarët e Prishtinës iu qasën ndeshjes me ngarkesë të shtuar psikike e të emocionuar së tepërmi nga dëshira për rezultat të favorshëm. 

Gufoi mllefi i grumbulluar gjatë 90 (e më gjatë) minutave të ndeshjes, për shkak të pamundësisë të shënojnë fitoren, por edhe për shkak të provokimeve perfide të mysafirëve, më në krye Nebojsha Popoviqin, i cili siç theksojnë prishtinasit, tërë kohën ofendonte kë e kishte afër, pa ngurruar edhe në baza kombëtare. 

E nga ata që pësoi më së shumti nga organet e sigurimit ishte Gani Llapashtica, që është shtrirë në njërën nga klinikat e Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë, në gjendje mjaft të vështirë”. kështu shkruante me 10 prill të vitit 1990 gazetari Mustafë Lecaj, në rubrikën e sportit të ‘Rilindjes’.

 "S'mund të përshkruhet fare ajo që na ndodhi. Më rrahën katër milicë, pa mëshirë sa u shtriva përtokë. Si e meritova këtë?

A thua pse tërë ndeshjen durova provokimet dhe ofendimet e rënda të mysafirëve, ndoshta për shkak se si kapiten që isha, u përpoqa të qetësoja Sahitin e Kollarin.

Kjo na ndodh vetëm neve. Më vjen shumë keq veçanërisht nga simpatizuesit tanë. Me një gjindshmëri e mençuri më të madhe e gjitha ka mund të evitohej", kështu ka deklaruar Llapashtica atëkohë, pra me 9 prill të vitit 1990. 

Pas një muaj, me 13 maj të vitit 1990 në “Maksimir”, ndërpritet ndeshja mes Dinamos së Zagrebit dhe  Cërvena Zvezdës, rrahje masive mes BBB-ës së Dinamos dhe Delijës së kriminelit të luftës  Arkan. Me 26 shtator të vitit 1990, në stadiumin “Polud” të Splitit,  mrekulli, ndërpritet ndeshjes mes Hajdukut dhe Partizanit të Beogradit, digjet Flamuri i Jugosllavisë, këtu veç fillon edhe vdekja e këtij shteti artificial.

Me 17 tetor të vitit 1990, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, zbarkojnë në Zagreb, zhvillojnë ndeshjet e parë miqësore me Kroacinë, ende pa u shpërbë Jugosllavia!  Ardhja e amerikanëve çmendi serbët, ndërsa Kujtim Shala bëhet shqiptari i parë që luan për Kombëtaren e Kroacisë!  Viti 1990, vit më shumë çudi! Sot 31 vite kur Prishtina u sulmua nga regjimi ish jugosllav.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat