Pochettino: Vuajtëm dhe ishim me fat

Futboll

Pochettino: Vuajtëm dhe ishim me fat

Më: 8 prill 2021 Në ora: 16:46
Pochettino

Mauricio Pochettino është duke udhëhequr PSG në këtë sezon drejt një ecurie shumë pozitive deri tani në Ligën e Kampionëve. Pasi mposhtën dhe eliminuan Barcelonën, francezët fituan 2-3 në transfertë ndaj Bayern Mynih.

Pas ndeshjes, tekniku argjentinas theksoi se ekipi vuajti shumë dhe ishte me fat, megjithatë është k kënaqur për avantazhin që kanë në ndeshjen e kthimit.

“Ne vuajtëm, ishte një ndeshje e vështirë kundër një ekipi të madh, kampionëve në fuqi të Champions. Në fushë e ndihmuam shumë njëri-tjetrin dhe kishim edhe fat, por që në këto ndeshje është i donosdoshëm. Pësuam shumë, por duhet të jemi të lumtur me avantazhin minimal që kemi.

Kjo është meritë e ekipit, virusi e ka ndryshuar botën e futbollit dhe jetët tona. Situata të vështira mund të ndodhin”, u shpreh Pochettino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat