Manchester Utd bën hapin e parë drejt gjysmëfinales 

Futboll

Manchester Utd bën hapin e parë drejt gjysmëfinales 

Nga: K.Goca Më: 8 prill 2021 Në ora: 22:55
Manchester Utd bën hapin e parë drejt gjysmëfinales 

Manchester Utd kthehet me fitore nga stadiumi “Nuevo Los Cármenes” në Granada.

“Djajtë e Kuq” e presin me qetësi takimin e kthimit dhe janë shumë afër gjysmëfinales së Europa League, pas fitores së sotme me rezultat 2:0 ndaj skuadrës spanjolle Granada. 

Futbollistët Rashford dhe Fernandes janë hero të fitores me golat që shënuan në minutën e 31-të përkatësisht 90+1 nga penalltia. 

Granada ka punë shumë të vështirë në takimin e kthimit, kurse Manchester Utd me një këmbë është në gjysmëfinale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat