Dy skuadra angleze e kërkojnë futbollistin e Bayernit

Futboll

Dy skuadra angleze e kërkojnë futbollistin e Bayernit

Më: 9 prill 2021 Në ora: 13:16
Dy skuadra angleze e kërkojnë futbollistin e Bayernit

Vetëm pak ditë pasi Hasan Salihamixhiç deklaroi se Zherom Boateng nuk do të jetë më pjesë e Bajernit të Mynihut në fund të sezonit, zërat për skuadrën e tij të re kanë nisur të qarkullojnë në mediat gjermane dhe ato angleze.

“Daily Mail” shkruan se të interesuar për mbrojtësin e Bajernit janë Çelsi dhe Arsenali. Dy skuadrat londineze duan të forcojnë skuadrën e tyre dhe mendojnë që Boateng ka eksperiencën e duhur për të ndihmuar skuadrat e tyre.

Boateng nuk do të rinovojë në Mynih dhe pas 11 vitesh pritet të largohet nga kampionët e Bundesligës.

Bajerni ka menduar që tani për një zëvendësues të tij dhe të Alabës duke mbyllur marrëveshjen me mbrojtësin francez të Lajpcigut, Dajot Upamekano, që do të pjesë e bavarezëve në sezonin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat