St. Pauli fiton bindshëm, Paçarada tregon lojë shumë të mirë

Futboll

St. Pauli fiton bindshëm, Paçarada tregon lojë shumë të mirë

Nga: K.Goca Më: 10 prill 2021 Në ora: 14:52
St. Pauli fiton bindshëm, Paçarada tregon lojë shumë të mirë

Leart Paçarada me ekipin St.Paulit, shënojnë fitore si mysafirë me rezultat 3:1 kundër Aue-së, në kuadër të Bundesliga II. 

Mbrojtësi Paçarada u paraqit si zakonisht titullar dhe tregoi lojë shumë të mirë. 

Futbollist i ndeshjes është Luca - Milan Zander duke shënuar het-trik (2', 49', 56'). 

Për vendasit Testroet shënoi golin e nderit në minutën e 73-të. 

Paçarada me St. Paulin importuan tre pikë të mëdha nga stadiumi “Sparkassen-Erzgebirgsstadion”.  

Pas javës së 28-të. St. Pauli renditet në vend të 8-të me 41 pikë dhe Aue dy pozita më poshtë me 4 pikë me pak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat