Paçarada asiston në fitoren e madhe në Gjermani, ja nota! 

Futboll

Paçarada asiston në fitoren e madhe në Gjermani, ja nota! 

Nga: K.Goca Më: 10 prill 2021 Në ora: 15:18
Paçarada asiston në fitoren e madhe në Gjermani, ja nota! 

Mbrojtësi Leartz Paçarada po dëshmon lojëra gjithnjë e më të mira në fanellën e klubit të njohur gjerman, St. Pauli. 

Ata sot shënuan fitore të madhe në udhëtim me rezultat 3:1 kundër Aue-së, duke e përforcuar pozitën e tetë me 41 pikë pas 28 jave të zhvilluara deri me tash në Bundesliga II në futboll. 

Paçarada i dha siguri të plotë repartit të mbrojtjes, po ashtu ka asistuar edhe në golin e tretë, ku shënoi Luca - Milan Zander në minutën e 56-të.  Paçarada u vlerësua me notën 7.5 nga faqja e specializuar për nota “sofascore”. 

Image

Notat

Lojtar i ndeshjes u shpall Zander me notën 8.7. 

Duhet theksuar se Zander realizoi het-trik (2', 49', 56') dhe për vendasit Testroet shënoi golin e nderit në minutën e 73-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat