Memelli: Morëm atë që merituam ndaj Tiranës,

Futboll

Memelli: Morëm atë që merituam ndaj Tiranës,

Më: 10 prill 2021 Në ora: 15:30
Memelli: Morëm atë që merituam ndaj Tiranës,

Një barazim ndaj Tiranës mund të konsiderohet pa frikë një rezultat pozitiv për Skënderbeun, dhe e ka të qartë diçka të tillë Migen Memelli që në mikrofonin e Supersport theksoi se Skënderbeu është në rrugën e duhur për mbijetesën dhe tashmë do të synojë finalen e Kupës së Shqipërisë.

“Të dyja skuadrat vinin me objektiva të ndryshme. Tiran do te ti afrohej kreut. Mundësitë i kanë. Ne e dinim vështirësinë e ndeshjes, e dinim çfarë mund të na bënte kundërshtari. U munduam të jemi agresivë në prapavijë dhe të mos i linim të bënin lojën e tyre.

Nuk kishim shumë raste të dyja skuadrat. Kam dyshime për golin e Mensah. Unë jam realist dhe them se skuadrat morën atë që merituan. Janë edhe 9 javë. Ne do e respektojmë kampionatin. Kundërshtarët po bëjnë lojën e tyre, ne tonën. Sido që të jetë, sot nuk na mposhti jë skuadër e fortë si Tirana. Ne duhet të mësohemi me vështirësitë”.

“Ne ishim koshientë që Tirana do e mbante zotërimin e topit më shumë se ne. Duhet të dimë që lojtarët e sulmit tonë kanë më shumë konsum se lojtarët e Tiranës, apo të tjerë, pas zotërimit të topit. Menduam të fusnim Vangjelin dhe të spostonim Marën para, që të mbanim më shumë topin. Unë jam i mendimit që të dyja skuadrat morën atë që dhanë në fushë. Nuk e afruam kundërshtarin te porta, për të na rrezikuar”.

Kupa dhe mbijetesa? Për Kupën, çdo skuadër që do ishte, do kishte konsumim energjish. Ne do luajmë ndeshjen tonë me Teutën, me bindjen se do shkojmë në finale. Do preferoja fitore me Teutën, edhe në Kupë edhe në kampionat.”, tha Memelli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat