Gjilani triumfon në derbi

Futboll

Gjilani triumfon në derbi

Nga: K.G. Më: 10 prill 2021 Në ora: 16:55
Gjilani triumfon në derbi

Skuadra e Gjilanit ka fituar tre pikë të qetësisë për vazhdim të kampionatit. 

Gjilani ka shënuar fitore me rezultat 1:0 në duel me Feronikelin nga Drenasi, në takimin e javës së 28-të të elitës së futbollit të Kosovës. 

Futbollisti Gerhard Progni është hero i fitores së gjilanasve, i cili realizoi supergol nga gjuajtja e lirë në minutën e 20-të. 

Në minutën e 37-të, Keita Razak humb penalltinë, duke gjuajtur mbi portë.

Gjilani përforcon pozitën e katërt me 43 pikë dhe Feronikeli është i gjashti me 34 sosh.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat