Retro: Kur Barcelona turpëroi Real Madridin

Futboll

Retro: Kur Barcelona turpëroi Real Madridin

Më: 10 prill 2021 Në ora: 18:17
Retro: Kur Barcelona turpëroi Real Madridin

Derbi mes Barcelonës dhe Real Madridit apo siç njihet ndryshe edhe si ‘El Clasico’, përbën një nga rivalitetet më të egra në botën e futbollit.

Ky derbi nuk përballë vetëm dy klube nga qytete të ndryshme, por përballja Barcelonë vs Real Madrid përplasë identitete kulturore dhe politike.   

Barcelona e identifikon vetën si Katalonje dhe si një simbol të identitetit katalian, ndërsa Madridi është qendra historike e Spanjës tradicionale.

Andaj duke qenë se përballja mes tyre i tejkalon dimensionet sportive, kjo bën që derbi Barcelona – Real Madrid me të drejtë ta ketë statusin e derbit më të nxehtë në planet.

Në kuadër të 300 përballjeve mes tyre, Insporti ua sjell një episod të veçantë nga viti 2009, kur Barcelona turpëronte madrilenët në shtëpinë e këtyre të fundit me rezultat 6 me 2.

Shihni golat nga ajo përballje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat