Renova kërkon pikë ndaj Shkëndijës

Futboll

Renova kërkon pikë ndaj Shkëndijës

Më: 11 prill 2021 Në ora: 11:45
Renova kërkon pikë ndaj Shkëndijës

Më përballjen në mes Rabotniçkit dhe Pelisterit nisi java e 26-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë. Pas 90 minutave të zhvilluara në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup, rezultati final ishte 3:1 në të mirë të skuadrës së Rabotniçit.

Të dielën, do të zhvillohet 5 përballjet e tjera. Në derbin lokal të Tetovës, skuadra e Renovës do të sfidojë liderin aktual, Shkëndijën, ndërsa në Strumicë, Akademia Pandev do të përballet me FC Shkupin, që do të drejtohet nga trajneri Jeton Musliu.

Ndërkohë finalisti i Kupës së Maqedonisë, skuadra e Sileksit, në Kratovë do të takohet me Vardarin, ndërsa në Veles, Boreci sfidon skuadrën e Struga Trim Lumit. Dhe në Strumicë, skuadra e Bellasicës do të takohet me skuadrën e Makedonija Gjorçe Petrovin në kërkim të pikëve për ikjen nga zona e rrezikut.

Të gjithë ndeshjet e javës së 26-të, do të nisin në orën 13.00.

Liga e Parë – Java 26

Rabotniçki 3:1 Pelisteri

Renova – Shkëndija

Akad. Pandev – FC Shkupi

Sileksi – Vardari

Boreci – Struga Trim Lum

Bellasica – Makedonija Gj.P.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat