Mesazhi i fortë i Vazquez pas lëndimit: Vazhdoni luftën për La Liga dhe Ligën e Kampionëve

Futboll

Mesazhi i fortë i Vazquez pas lëndimit: Vazhdoni luftën për La Liga dhe Ligën e Kampionëve

Më: 12 prill 2021 Në ora: 00:31
Lucas Vazquez

Një ndër lojtarët që këtë edicion ka qenë më të mirët në skuadrën e Real Madridit, Lucas Vazquez ka pësuar lëndim në “El Clasico”.

Pas testeve mjekësore, doli që spanjolli është dëmtuar në ligamentet e këmbës së majtë, që nënkupton që ky edicion për të mori fund.

Vazquez pavarësisht gjithçka la një mesazh të fortë në rrjetin e tij social ‘Instagram’, në të cilën siguron se do bëj gjithçka që të rikthehet shpejtë.

“Më duhet të ndihmoj skuadrën nga jashtë për pak. I prekur, por asnjëherë i ulur. Nëse ky klub me ka mësuar ndonjë gjë është punojë gjithmonë dhe të luftojë”.

“Nga tani do jap gjithçka të rikthehem sa më parë dhe të ndihmoj skuadrën. Faleminderit të gjithëve për mesazhet tuaja. Një qëllim i vetëm: të luftojmë për La Ligan dhe Ligën e Kampionëve”, shkroi ai.

Ndoshta ky mesazh do jetë i fundit për Vazquez si lojtar i Realit, ngase kontrata i skadon në verë dhe disa herë ka refuzuar rinovimin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat