Koeman është ankuar në 19 ndeshje për sistemin VAR këtë sezon

Futboll

Koeman është ankuar në 19 ndeshje për sistemin VAR këtë sezon

Më: 12 prill 2021 Në ora: 23:19
Ronald Koeman.

Sistemi VAR po merr kritika të shumta këtë sezon nga tifozët e futbollit.

Por, njeri që e ka kritikuar atë më së shumti është padyshim trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman.

Këtë e ka bërë edhe në ndeshjen e fundit kundër Real Madridit, ku katalunasit pretenduan për një penalti, por që referi nuk e dha e as nuk e shikoj sistemin VAR.

Mediumi katalunas “Mundo Deportivo” ka shkruar se Ronald Koeman është ankuar për sistemin VAR në 19 ndeshje të ndryshme këtë sezon.

Tifozët e futbollit besojnë që ky sistem po ia humb bukurinë futbollit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat