Formacionet e mundshme: PSG – Bayern Munich

Futboll

Formacionet e mundshme: PSG – Bayern Munich

Më: 13 prill 2021 Në ora: 09:26
Foto ilustrim

PSG dhe Bayern Munich ndeshen sonte në duelin e kthimit në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Paris Saint-Germain pret sonte Bayern Munichun në Parc des Princes në duelin e kthimit në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Skuadra franceze është në avantazh 3:2 nga ndeshja e parë në Allianz Arena.

Ekipi i trajnerit Mauricio Pochettino synon ta shfrytëzojë epërsinë dhe tre golat e shënuar si mysafir, bashkuar me mungesën e sulmuesit kryesor të Bayern Munichut, Robert Lewandowski, për t’u kualifikuar përsëri në gjysmëfinale.

“TheHardTacke” ka publikuar formacionet e mundshme të skuadrave.

PSG: Navas; Dagba, Pereira, Kimpembe, Diallo; Paredes, Gueye; Di Maria, Neymar, Draxler; Mbappe.

Bayern: Neuer; Pavard, Boateng, Hernandez, Davies; Kimmich, Alaba; Sane, Muller, Coman; Choupo-Moting.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat