Mbrojtësi i Bayernit beson në përmbysje

Futboll

Mbrojtësi i Bayernit beson në përmbysje

Më: 13 prill 2021 Në ora: 11:20
Mbrojtësi i Bayernit beson në përmbysje

Objektivi i vetëm i Bayernit të Munihut është fitorja dhe përmbysja e rezultatit ndaj PSG-së për tu kualifikuar për më tej në Ligën e Kampionëve.

Në linjë është edhe Joshua Kimmich, i cili u prononcua në kanalet zyrtare të klubit bavarez përpara kësaj supersfide, duke u treguar besim plotë se bavarezët do t’ia dalin mbanë.

“Jam i bindur se do t’ia dalim, sepse jemi një skuadër më e fortë duke parë lojën e zhvilluar në ndeshjen e parë. Për fat të keq vetëm rezultati nuk na shkoi përshtat.

Por jam absolutisht i bindur se do të mund të përmbysim fatin e ndeshjes. Do të jetë edhe mentaliteti që do të vendosim në fushë, por edhe efikasiteti që kemi për të prodhuar lojën tonë. Javën e kaluar kemi patur mentalitetin e duhur, por nuk kemi qenë mjaft efiçent.

Nesër do të duhet të kemi të njëjtën kualitet si në ndeshjen e parë”, tha mes tjerash Kimmich.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat