Tuchel kërkon kujdes nga Porto

Futboll

Tuchel kërkon kujdes nga Porto

Më: 13 prill 2021 Në ora: 11:28
Tuchel kërkon kujdes nga Porto

Chelsea duket se ka bërë një hap të rëndë sishëm drejt gjysmëfinaleve të Champions-it pas fitores 2-0 në ndeshjen e vajtjes. Porto pësoi dy gola në ndeshjen që luajti në fushën neutrale të Sevijes si skuadër pritëse dhe nëse beson te një mrekulli duhet të shmangë që anglezët të shënojnë gol, përndryshe do të jetë shumë e vështirë.

Portugezët duhet të shënojnë të paktën tre gola që të kenë një shans për t’u kualifikuar. Vetëm njëherë në historinë e Ligës së Kampioneve, një skuadër që ka humbur 2- 0 në shtëpi në ndeshjen e parë, ka arritur ta përmbysë disavantazhin dhe kualifikohet më tej. Dhe kjo skuadër është Mançester Junajtid, që përmbysi disavantazhin 2-0 në “Old Trafford”, duke fituar 3-1 në “Parc des Princes” kundër PSG-së në 1/8-at e sezonit 2018-‘19.

Ajo penallti në frymën e fundit e Markus Rashfordit siguroi kualifikimin e “Djajve” në atë mbrëmje, të cilët u kualifikuan falë rregullit të golit në fushë kundërshtare. Mançester Junajtid është e vetmja skuadër në historinë e Champions-in që e ka bërë diçka të tillë nga 18 tentativa në total. Prandaj trajneri i bluve, Tomas Tuhel, kërkon përqendrim nga skuadra e tij sot në Sevije:

“Ne nuk do ta ndryshojmë planin e lojës tonë. Për ne është e rëndësishme që të jemi të përqendruar te vetja, luajmë ndeshjen më të mirë të mundshme dhe kjo rrit shanset për të marrë një rezultat pozitiv.

Sa i përket rezultatit, është më e lehtë për Porton, sepse ata duhet të shënojnë tre gola për t’u kualifikuar dhe për ta plani është i qartë. Ndërsa ne e nisim në këtë mënyrë. Unë shpresoj që ne ta përqafojmë këtë sfidë dhe ta ndiejmë atë. Kemi një avantazh të pastër nga ndeshja e parë, por ka përfunduar vetëm pjesa e parë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat