Gladbachu zyrtarizon trajnerin e ri për sezonin e ardhshëm

Futboll

Gladbachu zyrtarizon trajnerin e ri për sezonin e ardhshëm

Më: 13 prill 2021 Në ora: 11:58
Gladbachu zyrtarizon trajnerin e ri për sezonin e ardhshëm

Efekt domino në stolat e klubeve të Bundesligës. Borussia Moenchengladbach ka zbuluar nëpërmjet një njoftimi për shtyp emrin e trajnerit që do të drejtojë këtë skuadër gjatë sezonit të ardhshëm.

Bëhet fjalë për Adolf Hutter, teknikun aktual të Eintrachtit të Frankfurtit, që do të marrë vendin e Marco Rose, i cili në verë do të jetë zyrtarisht trajneri i Borussias së Dortmundit.

Një ditë më parë edhe Kolni emëroi Friedhelm Funkel trajner të skuadrës për gjashtë ndeshjet e fundit të sezonit në Bundesliga pasi shkarkoi Markus Gisdol.

Ky vendim i drejtuesve erdhi pas rrezikut të shtuar për rënien nga kategoria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat