Thuram: Mos prisni më shumë nga Andrea Pirlo

Futboll

Thuram: Mos prisni më shumë nga Andrea Pirlo

Më: 13 prill 2021 Në ora: 18:55
Andrea Pirlo

Lilian Thuram këmbëngul se kritikat për trajnerin e Juventusit Andrea Pirlo janë qesharake sepse, sipas tij, nuk mund të presësh që ai të jetë një trajner i shkëlqyeshëm në sezonin e tij të parë.

Megjithëse se Thuran provoi të ishte pozitiv mbi punën e trajnerit të Juventusit, komentet e tij po lexohen si kritika ndaj vendimit për ta emëruar atë në krye të skuadrës.

"Unë mendoj se kritikat ndaj Pirlos janë qesharake me të vërtetë, sepse besoj se ai mund të bëhet një trajner i shkëlqyeshëm, ashtu siç ishte një lojtar i shkëlqyeshëm, por i duhet kohë", tha Thuram për “Sky Sport Italia”.

“Ju nuk mund të bëheni një lojtar i shkëlqyeshëm në sezonin tuaj debutues, as një kuzhinier i shkëlqyeshëm ose një gazetar i shkëlqyeshëm, sepse gjithçka kërkon kohë. Kështu që nuk mund të presësh që Pirlo të jetë një trajner i shkëlqyeshëm në sezonin e tij të parë. Ju nuk mund t'i kërkoni atij të japë të njëjtat rezultate si një trajner me përvojë 10-15 vjeçare.”

"Mos të harrojmë, kur Zinedine Zidane u emërua nga Real Madridi si trajner, nuk ishte përvoja e tij e parë në menaxhim. Ai tashmë kishte punuar me ekipin e të rinjve, si dhe ishte ndihmës i Carlo Ancelottit dhe Jose Mourinhos.

“Kjo është arsyeja pse kjo më bën të qesh kur kritikohet Pirlo. Më falni, por ekziston një gjë e tillë si të fitosh përvojë. Pirlo po fiton përvojë dhe nuk mund të presësh që ai të dijë gjithçka tashmë. ”, tha në fund Thuram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat