​EURO 2020, a duhet te vaksinohen të gjithë futbollistët

Futboll

​EURO 2020, a duhet te vaksinohen të gjithë futbollistët

Më: 13 prill 2021 Në ora: 19:40
​EURO 2020

Të hënën e ardhshme Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të ketë një mbledhje shumë të rëndësishme me vendime që pritet të prekin direkt Kampionatin Europian të Futbollit.

Një prej vendimeve do të jetë zgjerimi i listave të lojtarëve për kombëtaret që do të marrin pjesë dhe numri i tyre do të jetë nga 23 në 25 për çdo skuadër. Ky vendim merret për një situatë emergjente siç është pandemia dhe për të siguruar çdo ekip që të jetë i kompletuar edhe nëse dalin situata të pakëndshme me dëmtimet apo infektimet nga covidi.

Duke mbetur te pandemia, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s duket se ka përjashtuar çdo mundësi që të gjithë lojtarët pjesëmarrës në Euro 2020 të vaksinohen kurse një tjetër pike do të jetë emërimi i anëtarit të ri të Komitetit, Javier Tebas për një mandate 4-vjeçar.

Në tjetër pike shumë me rëndësi është dhe vendimi për qytetet pritëse të Kampionatit Europian ku problem mbeten Dublini, Bilbao dhe Mynihu të cilët kanë bërë rezistencë për të hapur stadiumet gjatë eventit për tifozët teksa Roma vendosi sot që të lejojë deri në 25% të tifozëve në “Olimpico” ku do të zhvillohet edhe ndeshja hapëse Itali-Turqi më 11 Qershor.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat