PSG është gati t’ia rrëmbejë yllin Realit

Futboll

PSG është gati t’ia rrëmbejë yllin Realit

Më: 13 prill 2021 Në ora: 21:04
PSG është gati t’ia rrëmbejë yllin Realit

Pavarësisht se në Spanjë e japin për të sigurt lamtumirën e Sergio Ramos nga Real Madrid pas 16 vitesh, presidenti Florentino Perez nuk heq dorë dhe ëndërron që ta mbajë kapitenin.

Në ditët e ardhshme, në fakt, iç ka bërë të ditur Ok Diario, Real Madrid mund t’i prezantojë një ofertë zyrtare 35-vjeçarit: një vit kontratë me rrogën të reduktuar me 10%.

Megjithatë, Ramos kërkon një kontratë dyvjeçare dhe këtu mund të hyjë në lojë Paris Saint-Germain, gati t’ia plotësojë dëshirën spanjollit dhe t’ia marrë madrilenëve.

Në ditët e ardhshme mund të zhvillohet një mundje e vërtetë krahu mes dy klubeve për Ramos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat