Dënohet me të holla kryetari i Trepçës '89

Futboll

Dënohet me të holla kryetari i Trepçës '89

Më: 13 prill 2021 Në ora: 21:54
Dënohet me të holla kryetari i Trepçës '89

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur me datë 13.04.2021 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhirosë 28-të të Superligës së Kosovës si dhe Ligës së parë Grupi A dhe Grupi B, java 22.

Duke ju referuar raporteve, deklaratave plotësuese të zyrtarëve, si dhe video inçizimeve televizive dhe konform Dispozitave të Rregullores disiplinore, dënoi kryetarin e Trepçës ’89.

Kryetari i KF Trepca’89, Abedin Zeka në emisionin sportiv të TV Dukagjin, me 04.04.2021 akuzon rëndë organet e FFK-se pa fakte, që është në kundërshtim me etikën sportive.

Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika c i Rregullores Disiplinore, dënohet met me të holla me shumë prej 500 euro.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat