Deulofeu operohet në gju

Futboll

Deulofeu operohet në gju

Më: 13 prill 2021 Në ora: 21:59
Deulofeu operohet në gju

Deulofeu operohet në gju dhe mbyll para kohe sezonin!

Sulmuesi spanjoll i Udineses, Gerard Deulofeu i është nënshtruar një operacioni në meniskun e gjurit të djathtë dhe pritet t’u mungojë fushave të blerta për disa javë.

Lajmin e ka dhënë vetë klubi friulian, që ka zbuluar se operacioni është kryer në Barcelonë dhe ka shkuar me sukses, ndërsa sulmuesi pritet të rikthehet në Udine brenda kësaj jave.

Megjithatë kur ka mbetur pak më tepër se një muaj nga fundi, gjasat që Deulofeu të luajë sërish këtë sezon, janë thuajse zero dhe sulmuesi spanjoll do të nisë punën për t’u rikthyer në formë maksimale për sezonin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat