Barcelona nuk heq dorë

Futboll

Barcelona nuk heq dorë

Më: 14 prill 2021 Në ora: 16:57
Barcelona nuk heq dorë

Erling Haaland pritet të largohet nga Borusia Dortmund në fund të këtij edicioni.

Dy nga skuadrat më të mëdha në Evropë janë të interesuara për shërbimet e tij, Barcelona e Real Madridi.

‘Mundo Deportovo’ sot ka zbuluar planin e Barcelonës për ta transferuar Haalandin në “Camp Nou”. Presidenti Joan Laporta është duke zhvilluar negociata të drejtpërdrejta me menaxherin Mino Raiola.

Klauzola e lirimit të reprezentuesit norvegjez është 75 milionë euro, ndwrsa raportohet se edhe Bajerni i Munihut është në garë për 20 vjeçarin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat