Liverpool shënon 32 vjetorin e tragjedisë ‘Hillsborough’

Futboll

Liverpool shënon 32 vjetorin e tragjedisë ‘Hillsborough’

Më: 15 prill 2021 Në ora: 09:00
Foto ilustrim

96 Tifozë të Liverpoolit humbën jetën më 15 Prill 1989.

“Klubi i Liverpoolit kujton 96 mbështetës që vdiqën në Hillsborough, në 32 vjetorin e katastrofës,” thuhet në deklaratën e klubit në faqen e tyre zyrtare.

Si rezultat i ngjarjeve në 15 prill 1989, në gjysmëfinalen e FA CUP midis Liverpool dhe Nottingham Forest, 96 fëmijë, gra dhe burra humbën jetën.

“Për më shumë se tre dekada, familjet e pikëlluara dhe të mbijetuarit e tragjedisë kanë demonstruar guxim, dinjitet dhe qëndrueshmëri të jashtëzakonshme.

“Mendimet tona, si gjithmonë, janë me të gjithë ata që u preken nga tragjedia në Hillsborough dhe 96 tifozë që nuk do të harrohen kurrë”, shkruhet në faqën zyrtare të The Reds.

Gjatë ndeshjes në Ligën e Kampionëve ndaj Real Madrid, lojtarët mbajnë një minutë heshtje në përkujtim të atyre mbështetësve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat