Arsenali para sfidës së vështirë në Pragë

Futboll

Arsenali para sfidës së vështirë në Pragë

Më: 15 prill 2021 Në ora: 12:01
Arsenali para sprovës së vështirë në Pragë

Një javë kaloi shpejt dhe të enjten në mbrëmje tetë skuadrat e mbetura në edicionin e 12 të Europa League-s rikthehen për të luajtur aktin e dytë të fazës çerekfinale. Faza e “knock out”-it vazhdon të prodhojë rezultate interesante dhe në sfidat e kthimit për sa i përket këtij raundi, në edicionin e 50 të kompeticionit të dytë më të rëndësishëm të Kupave të Evropës ka ende pyetje që presin të marrin përgjigje, shkruan supersport.

Një ndër çuditë më të mëdha të enjten e kaluar ishte përmbysja e jashtëzakonshme e Romës në Amsterdam ndaj Ajaksit, ndërsa fitoret e Villarrealit dhe Manchester United jashtë fushës së tyre deri diku ishin të pritshme.

Një ndër sfidat më emocionuese në fakt nga ndeshjet e vajtjes ishte pikërisht ajo Arsenal – Slavia e Pragës. Klubit të famshëm nga kryeqyteti çek “Topçinjtë” i patën shënuar plot 7 gola në duelin e tyre në Champions, 14 vjet më herët, ndërsa këtë radhë ekipi londinez nuk shkoi përtej barazimit 1-1. Me një rezultat të tillë formacioni i Artetës është i dënuar për të synuar fitoren brenda në Pragë, por mbi të gjitha “Topçinjtë” tani janë të shtrënguar për të shënuar patjetër në “Qytetin e Artë”.

Bardhekuqtë paraqiten në takimin e kthimit pas një forme të shkëlqyer, me plot 23 ndeshje radhazi në të gjitha kompeticionet pa humbje. Disfatën e vetme në 23 takimet e fundit në të gjithë aktivitetet Slavia e Pragës e ka pësuar pikërisht në Europa League, me Bayerin e Leverkusenit në Gjermani, katër muaj më parë në fazën e grupeve. Në stadiumin “Sinobo” Sllavia fitoi gjithashtu me nga një gol për ♪5do pjesë edhe derbin e mirënjohur të Pragës ndaj Spartës, për t’u shkëputur në plot 17 pikë larg rivalëve të tyre të përjetshëm të kryeqytetit.

Javën e kaluar forcën e tyre e provoi edhe vetë ekipi i Arsenalit, që në Londër nuk mori dot më tepër se një barazim me gola. Trajneri Jindrich Trpisovsky e zbrit skuadrën e tij me rreshtimin 4-1-4-1, duke mos iu dhënë shumë hapësira “Topçinjve”. Te Arsenali në takimin e parë mungonin vetëm tre lojtarë: David Luiz, Martin Odegaard dhe Kieran Tierney, sidoqoftë ekipi cek i eklipsoi vendasit për pjesën më të madhe të kohës, duke i frustruar në maksimum futbollistët e Mikel Artetës.

Edhe në fund kur Arsenali gjeti golin e epërsisë me anë të Nicolas Pepes, pas topit të marrë nga sulmuesi Pierre – Emmerick Aubameyang, bardhekuqtë përsëri nuk u demoralizuan, por gjetën forcë për të reaguar menjëherë. Mbrojtësi Tomas Holesh barazoi shifrat në frymën e fundit, duke i dhënë ekipit të Slavias menjëherë avantazhin e çmuar të golit të shënuar jashtë fushe.

Për takimin e kthimit tani vendasit ushqejnë shpresa të mëdha, duke patur parasysh edhe problemet e shumta fizike që janë shtuar në radhët e skuadrës londineze, sepse përveç tre lojtarëve që munguan në Londër janë gjithashtu edhe Aybameyang, Martinelli, Saka apo dhe Smith Rowe që mbeten në dyshim të fortë për këtë duel.

Kjo do të jetë hera e dytë që Arsenali do të vizitojë Sllavian në Pragë dhe interesant është fakti që 14 vjet më parë në fazën e grupeve në Champions League ekipi i Arsene Wenger-it asokohe nuk shkoi më larg se barazimi 0-0, rezultat që këtë herë natyrisht do t’i eliminonte pa mëshirë futbollistët e klubit londinez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat