Locatelli “injoron” Juventusin!

Futboll

Locatelli “injoron” Juventusin!

Më: 15 prill 2021 Në ora: 13:23
Locatelli “injoron” Juventusin!

Manuel Locatelli është një nga emrat më të kërkuar në Serie A, me mesfushorin që ka shkëlqyer me fanellën e Sassuolos. Italiani aktivizohet prej 2 vitesh në “Mapei Stadium”, që nga koha që u largua nga Milani për 12 milionë euro.

Në fund të këtij sezoni, Locatelli pritet të largohet në një klub më të madh dhe në “pole-position” për shërbimet e tij janë Manchester City dhe Juventus.

Në lidhje me interesimin e klubit anglez, Locatelli ka folur për “CorSport”, ku u shpreh se një aventurë jashtë Italisë do të ishte interesante për të.

“Ndihem gati për një klub të ri, më të madh, madje edhe nëse është jashtë Italisë. Do të ishte interesante, pse mos ta provoj kur është mundësia…

Do ta mendoj dhe me agjentin tim dhe më pas do të vendos se çfarë do të bëj”, përfundoi mesfushori i talentuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat