Ish-sulmuesi holandez sulmon ashpër Wernerin

Futboll

Ish-sulmuesi holandez sulmon ashpër Wernerin

Më: 15 prill 2021 Në ora: 13:45
Ish-sulmuesi holandez sulmon ashpër Wernerin

Ish-sulmuesi i Real Madridit, Rafael Van der Vart, ka sulmuar sulmuesin gjerman Timo Werner duke e cilësuar këtë të fundit si një kalë të verbër.

Deklarata e holandezit, erdhi pas një sezoni të dobët të sulmuesit gjerman me Çelsin, teksa u transferua me shumë bujë merkaton e kaluar. Van Der Vart, i cili ka pasur një karrierë të pasur me disa ekipe në Europë, këshilloi trajnerin e Çelsit, Tomas Tuçel, duke thënë se në vend të Verner  në sulm duhet vendosur sulmuesi tjetër Hakim Ziek.

“Nëse do të isha Tomas Tuchel, unë gjithmonë do të zgjidhja Hakim Ziek para Vernerit, thjesht sepse ai është opsioni më i mirë në sulm.

Timo Werner është super i shpejtë, dhe ndoshta kjo është diçka e mirë për ta pasur në një ndeshje kur Çelsi është nën presion, por gjithçka që ai bën është të ulë kokën poshtë dhe të vrapojë si një kalë i verbër”, u shpreh ashpër ish-sulmuesi 38 vjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat