Një gjest i madh i KF Llapit

Futboll

Një gjest i madh i KF Llapit

Më: 15 prill 2021 Në ora: 14:22
Një gjest i madh i KF Llapit

Klubi i futbollit Llapit nga Podujeva,  nënkryetari i klubit, Amrush Batatina, ka bërë nj gjest të madh.

“Edhe një financim për t'u vlerësuar lartë, i bërë nga Nënkryetari i klubit, Amrush Batatina dhe familja e tij "Batatina" pas 22 viteve, u rregulluan varrezat e 7 anëtarëve të familjes Sejdiu të cilët u vranë nga forcat serbe gjatë kohës së luftës. 

Iniciativa e familjes Batatina është për t'u vlerësuar përshkak se ata nuk harruan viktimat dhe të rënët për lirinë e Kosovës.

Kontributi i familjes Batatina në Podujevë është i veçantë dhe qytetarët e Llapit,  janë mirënjohës dhe falënderues për kontributin dhe ngritjen e futbollit në Llap në nivelet më të larta sportive në vendin tonë. 

Respekt për iniciativën e Nënkryetarit dhe kontributin shumë madhështor në rregullimin e varrezave të anëtarëve të familjes Sejdiu të cilët u flijuan për lirinë e Kosovës”, shkruan në faqen e KF Llapi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat