Vazhdon rekordi i Real Madridit

Futboll

Vazhdon rekordi i Real Madridit

Më: 15 prill 2021 Në ora: 15:17
Vazhdon rekordi i Real Madridit

Askush nuk ka arritur më shpesh se Real Madridi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pra 30 herë. Në fakt, ekipet tjera nuk janë askund afër këtij rekordi.

Klubi i dytë që e ka arritur këtë fazë të garës më prestigjioze evropiane është Bayern Munich, me 21 paraqitje në gjysmëfinale, i ndjekur nga Barcelona me 16 dhe nga Milani me 12.

Madridi e ka rritur këtë rekord në dekadën e fundit,  duke e arritur gjysmëfinalen nëntë herë në 11 vjetët e fundit.

Ndërsa ka dalë fitues i Ligës së Kampionëve plot katër herë në 11 vjetët e fundit.

Ishte Jose Mourinho ai që i dha fund mallkimit të çerekfinales për Real Madridin, pasi në e arriti gjysmëfinalen në sezonin 2010/11 me klubin mbretëror.

Kjo do të jetë gjysmëfinalja e katërt e Zinedine Zidanit si trajner i Real Madridit. Ai i kishte fituar tri të kaluarat.

Trajneri francez ia doli t’i eliminoi Manchester City, Atletico Madrid dhe Bayern Munich në këtë fazë.

Chelsea është skuadra e radhës me të cilën do të përballet ai në gjysmëfinale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat