Media kroate: Rrezikon Ademi

Futboll

Media kroate: Rrezikon Ademi

Më: 15 prill 2021 Në ora: 17:35
Media kroate: Rrezikon Ademi

Arijan Ademi pritet të luajë sonte për Dinamo Zagrebin në çerekfinale të Ligës së Evropës, me gjithë një lëndim serioz që po e mundon.

Dinamo takohet me Villarrealin në Spanjë, ndërsa ndeshjen e parë në Zagreb e ka humbur 1:0.

“Me jepni një injeksion për të bllokuar dhimbjet edhe nëse atë duhet ta marrë në kokë. Kështu ka thënë Arijan Ademi para udhëtimit për në Villarreal, sipas asaj që ka treguar një lojtar i Dinamos. Në këtë fjali përshkruhet i gjithë karakteri i Ademit, futbollistit pa kompromis dhe të pa shkatërruar të Dinamos. E gjithë karriera e kapitenit të madh ishte luftë”, ka shkruar Sportske Novosti të enjten për Ademin.

Sipas gazetës së madhe kroate, Ademi është përballur me dyshime e padrejtësi. Është huazuar te Lokomotiva, nuk është ftuar nga Kroacia dhe më pas zgjodhi Maqedoninë e Veriut, është dënuar për doping pas një ndeshje me Arsenalin.

“Është dyshuar në aftësitë e tij si futbollist, por edhe në intergritetin personal.

Por Ademi ka fituar të gjitha betejat, të gjitha luftërat. Sot është kapiten i Dinamos, një prej lojtarëve vendimtar te Maqedonia e Veriut që do të luaj në Evropian”.

Ademi ka lëndim të kyçit të këmbës, ka shumë dhembje por ka theksuar se dëshiron të luajë. I ka thënë trajnerit Damir Krznar se nuk vjen në konsideratë që mos të jetë në ekip, raporton EO.

“Rrezikon Ademi, përfundimisht rrezikon. Të luash me bllokadë është lojë e rrezikshme me shëndetin. Mundesh, nuk ndien dhembje, por trupi vuan çdo goditje, çdo kërcim e çdo ndërhyrje rrëshqitazi. E di mirë këtë Ademi, por dëshiron të sakrifikojë në këtë moment të madh për Dinamon. Është tip i tillë, luftëtar dhe që nuk ndalet pas lëndimeve”, ka shkruar Sportske Novosti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat