Ja Shkupi ku e humbi hapin për titull 

Futboll

Ja Shkupi ku e humbi hapin për titull 

Më: 15 prill 2021 Në ora: 18:25
Ja Shkupi ku e humbi hapin për titull 

Pas disfatës nga Bellasica në terrenin vendas, përfundimisht mund të thuhet se Shkupi është larg arkëtimit të titullit në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë.

Edhe pse janë 6 javë derinë fund, teoritikisht ende ka shpresa, por -13 pikë në krahasim me Shkëndijën, duket se janë një kafshatë e madhe për skuadrën nga Çairi.

Duket se FC Shkupi e pagoi shtrenjtë rikonstruimin e stadiumin në Çair, pasi që  atje me përkrahjen e tifozëve , FC Shkupi thjeshtë nuk njeh disfatën.

Mirëpo tani është një storje tjetër paraqitja në stadiumin pran FFM. Kujtojmë se në 8 ndeshjet e zhvilluara në këtë stadium, FC Shkupi është gëzuar vetëm 2 fitore dhe ka shënuar po aq barazime, duke humbur 4 takime. Nga 24 pikët maksimale, FC Shkupi ka arkëtuar vetëm 8 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat