Ka marrë një rrugë të çuditshme.

Futboll

Ka marrë një rrugë të çuditshme.

Më: 15 prill 2021 Në ora: 19:35
Ka marrë një rrugë të çuditshme.

Karriera e Patrick Cutrone duket se ka marrë një rrugë të çuditshme.

Sulmuesi 23-fvjeçar po kalon një moment të komplikuar që e ka shtyrë të veshë disa fanella të ndryshme në vitet e fundit.

Në fillim tentativa te Wolverhampton, më pas ajo te Fiorentina dhe në fund Valencia. Megjithatë, italiani nuk ka arritur të lërë shenjë kudo që ka shkuar aq sa Marca ka nxjerrë një të dhënë shumë të rëndësishme, por shumë negative.

Siç ka bërë të ditur e përditshmja spanjolle, herën e fundit që Cutrone ka luajtur një ndeshje nga fillimi deri në fund me një klub ka qenë më 12 dhjetorin e 2019-ës, në Europa League kundër Besiktas.

Ndërsa me kombëtaren italiane Under 23 ka ndodhur 13 tetorin e kaluar, domethënë në 2020-ën.

Janë plot gjashtë muaj që ish-lojtari i Milan-it nuk arrin të luajë një ndeshje të plotë. Cutrone është zëvendësuar gjatë ndeshjes ose është aktivizuar nga stoli.

E ardhmja mbetet e paqartë edhe pse duket e vështirë që Valencia ta blejë kartonin e tij pas vetëm 5 ndeshjesh dhe një ore në total në fushë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat