Ibra në Milan deri në vitin 2022!?

Futboll

Ibra në Milan deri në vitin 2022!?

Më: 16 prill 2021 Në ora: 11:14
Ibra në Milan deri në vitin 2022!?

Sipas raportimeve nga shumë media në Itali, Zlatan Ibrahimoviç mund të nënshkruajë kontratën e re me Milanin gjatë ditës së premte.

Mino Raiola pritet të takohet gjatë ditës me drejtuesit e klubit për të finalizuar marrëveshjen, derisa gjatë javë raportohet se është takuar me Ibrahimoviçin.

Ibra është pajtuar të qëndrojë edhe për një sezon me kushte të njëjta.

Ai do të vazhdojë të marrë 7 milionë euro në sezon.

Ishi i Manchester United dhe PSG u rikthye në Milan në afatin kalimtar të janarit në vitin 2020 nga LA Galaxy.

Ai ka shënuar 17 gola në 25 paraqitje në të gjitha ndeshjet deri më tani këtë edicion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat