“Perez është dorëzuar, Ramos ka marrë një ofertë më të mirë”

Futboll

“Perez është dorëzuar, Ramos ka marrë një ofertë më të mirë”

Më: 16 prill 2021 Në ora: 19:03
Sergio Ramos

Pak javë nga skadenca e kontratës së tij me Real Madrid, Sergio Ramos nuk e ka zyrtarizuar akoma zgedhjen e tij. Por gjithçka bën të kuptohet se kapiteni do të largohet nga kryeqyteti spanjoll.

Sipas El Larguero, mbrojtësi ka vendosur të mos rinovojë, sepse ka marrë një ofertë më të mirë, edhe pse nuk e ka specifikuar se nga cili klub ka ardhur.

Sipas programit radiofonik të Cadena SER, edhe Florentino Perez është dorëzuar tashmë para idesë për të humbur një nga simbolet e tij.

Objektivi tani është ai që të zgjatet kontrata e Nacho-s, që skadon në vitin 2022, dhe që të mbajë Eder Militao, i cili ka dhënë përgjigje të mira në javët e fundit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat