Rrezikon sekuestrimin e Porsche për… shtatë krime

Futboll

Rrezikon sekuestrimin e Porsche për… shtatë krime

Më: 17 prill 2021 Në ora: 14:35
Rrezikon sekuestrimin e Porsche për… shtatë krime

Nicklas Bendtner kthehet në qendër të vëmendjes për bëmat e tij jashtë fushës së futbollit.

Nga moda te netët “e çmendura” me pokerin, deri te gratë e bukura dhe makinat. Dhe pikërisht një nga makinat e tij, një Porsche me vlerë mbi 230 mijë sterlina rrezikon të sekuestrohet për plot shtatë krime që janë kryer nga ish-sulmuesi.

Siç ka bërë të ditur The Sun, danezi duhet të paraqitet në një gjykatë të Kopenhagenit 27 prillin e ardhshëm për të dhënë llogari për shtatë akuza.

Pesë janë për dhënien e makinës pa patentë dhe dy të tjerat për dhënie të makinës mbi shpejtësinë e lejuar.

Nga sa mësohet, Bendtner rrezikon ta shikojë të konfiskuar xhevahirin e tij, një Porsche Taycan Turbo S me vlerë mbi 230 mijë sterlina.

Kjo, në fakt, duket se është kërkesa e Gjykatës përveç gjobës së majme. Avoka i ish-futbollistit ka thënë se klienti i tij është deklaruar fajtor për shkeljen e limitit të shpejtësisë, por se ka një shpjegim në lidhje me shkeljet e tjera.

Të shohim si do të mbyllet aventura e radhës jashtë fushe e Bendtner...

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat