Nuk kënaq as Kukësin, as Tiranën

Futboll

Nuk kënaq as Kukësin, as Tiranën

Më: 17 prill 2021 Në ora: 18:30
Nuk kënaq as Kukësin, as Tiranën

Barazim spektakolar (2-2) mes Kukësit dhe Tiranës në “Elbasan Arena”, ku u shënuan plot katër gola, nga dy për secilën skuadër, rezultat që nuk kënaqi askënd, pasi bardheblutë mbeten larg grupit kryesues, ndërsa verilindorët e shohin edhe të të vështirë për të mos thënë të pamundur pjesëmarrjen në Europa League sezonin e ardhshëm.

Që në minutën e parë Cale tentoi të surprizonte portierin Tafas me parabolë, por topi shkoi me tra.  Rast i artë për Tiranën në minutën e shtatë, por këtë radhë Tafas i mohoi golin Sefeeri. Në të 16-tën Gashi krosoi për Ezenë, devijimi i të cilit, shumë pranë portës, ishte I lehtë për t’u kontrolluar nga Bekaj.

Zhbllokohet sfida në minutën e 24-t. Patrik Eze, kalon në avantazh skuadrën verilindore. Pas një gabimi të Çelhakës, përfiton Gashi, me topin që kthehet në asist për Ezenë, që e pati të lehtë të mposhtte Bekajn.

Çfarë humbet Kukësi në minutën e 37-të. Gashi, pasi shmang dy mbrojtës nga e majta, futet në qendër, godet, por ndalet nga Bekaj, topi shkon tek Eze, që tenton portën, por thuajse në vijën fatale topi sërish ndalet, këtë herë nga Ismailgeci.

Rast shumë i diskutueshëm në minutën e 42-të në favor të Kukësit, që nëpërmjet një kundërsulmi të shpejtë nxjerr Ezenë të vetëm drejt portës së Tiranës, por anësori ngre flamurin për pozicion jashtë loje. Pamjet e përsëritura tregojnë se ky vendim ishte tepër i dyshimtë.

Pjesa e dytë nis më mirë për Tiranën, që pas tentativave të dështuara të Hoxhallarit dhe Seferit, ky i fundit, në minutën e 71-të shënon me kokë pas krosimit të Ismailgecit.

Bardheblutë përmbysin rezultatin me golin e 1-2 në minutën e 84-t të realizuar nga Elton Cale me një goditje plot klas, pasi u shërbye nga Seferi, por kampionët në fuqi të Superiores nuk mundën ta mbronin epërsinë e fituar me shumë mund, pasi Ibraimi shënoi golin e rezultatit përfundimtar 2-2, një minutë para përfundimit të kohës së rregullt. Në minutat shtese nuk pati më ndryshim rezultati me të dyja skuadrat që ishin të detyruara të pajtoheshim me nga një pikë të fituar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat