Ndreu: S’kemi lojtarë cilësorë për të administruar ndeshjen

Futboll

Ndreu: S’kemi lojtarë cilësorë për të administruar ndeshjen

Më: 17 prill 2021 Në ora: 18:39
Ndreu

Në fjalën e tij pas ndeshjes së humbur ndaj Partizanit, trajneri i Kastiotit, Ndreu, kujtoi që skuadra e tij është e kushtëzuar nga mungesat.

“E nisëm mirë lojën, por ka disa ndeshje që ne nuk arrijmë ta menaxhojmë si duhet lojën. Ndodh për shkak se nuk kemi lojtarë cilësorë, për ta menaxhuar lojën për 90 minuta. Patrik Bardhi luajti me sforco, pasi kishte probleme. Edhe Partizani ka shumë cilësi si skuadër. Ka 5-6 ndeshje që jemi keq. Kemi probleme psikologjike. Skuadra duhet ta kuptojë që jemi skuadra më e dobët. Kemi lojtarë të rinj, të cilët nuk i kanë cilësitë që të përballojnë të tilla ndeshje. Duhet të përmirësohemi, por na duhet shumë punë për këtë.”

Mungesat: “E thashë edhe më lart, na mungojnë 3-4 lojtarë që janë shumë të rëndësishëm për ne. Dalim në sulm me shumë vonesë. De Silva bën që ne të dalim më shpejt përpara. Jemi skuadër që pa 3-4 lojtarë na bie niveli. Sulmuesi është pika jonë e referimit dhe pa të e kemi shumë të vështirë.”

Mungesa e agresivitetit: “Ka vetëm një problem, jemi mangët me lojtarë. Kemi pasur sot lojtarë me kartonë, të cilët, po të ndëshkoheshin, do të mungonin ndeshjen tjetër. Nëse ata do ndëshkoheshin, do të detyrohesha të merrja lojtarë nga U-21. Kjo bëri që ne të mos ishim edhe aq shumë agresivë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat