Tjetër humbje për Fiorentinën, Sampdoria mposht Veronën

Futboll

Tjetër humbje për Fiorentinën, Sampdoria mposht Veronën

Më: 17 prill 2021 Në ora: 22:03
Foto ilustrim

Fiorentina merr goditjen e radhës në Serinë A, këtë herë në fushën e Sassuolos, nga ku u kthye me disfatën 3-1.

Goli i Bonaventurës në pjesën e parë dha përshtypjen e gabuar se skuadra vjollcë më në fund do t’i kthehej rezultatit pozitiv.

Në fraksionin e dytë vendësit dominuan totalisht, duke shënuar tri herë në portën e Dragowskit me Berardin dy herë me 11-metërsh dhe me Lopez.

Me të njëjtin rezultat 3-1 Sampdoria iu imponua Veronës, që gjithashtu nuk ia doli ta shfrytëzonte epërsinë e krijuar në fraksionin hapës me golin e Lazovic. Gjenovezët përmbysën gjithçka në 45 minutat e dyta me finalizimet e Janktos, Gabbiadinit dhe Thorsby-t.

Fitore me aromë mbijetese për Udinesen, 1-2 në fushën e Crotones, ku vendosi dygolëshi i De Paul, teksa për vendësit golin e nderit e realizoi Simy.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat