Cagliari përmbys në shtesë Parmën

Futboll

Cagliari përmbys në shtesë Parmën

Më: 18 prill 2021 Në ora: 00:23
Cagliari përmbys në shtesë Parmën

Fitore e çmendur 4:3 e Cagliarit në sfidën e mbijetesës kundër Parmës, në kuadër të javës së 31-të të Serisë A.

E pabesueshme ajo që ndodhi në “Sardegna Arena”, ku miqtë e mbyllën kohën e rregullt në epërsi të një goli (2-3), por pikërisht në shtesë, kur pritej vetëm vërshëllima e trefishtë e gjyqtarit për përfundimin e ndeshjes, ishullorët realizuan dy herë me Pereiron dhe Cerrin.

Në pjesën e parë Parma kaloi në epërsi të dy golave të shënuar nga Pezzella dhe Kucka, ndërsa në fundin e këtij fraksioni ngushtoi diferencën në 1-2 Pavoletti.

Man shënoi golin e fundit për emilianët në të 59-tën, për të ardhur më pas te finalizimi i rezultatit 2-3 që mban firmën e Marin. Vendësit besuan deri në fund dhe jo vetëm barazuan rezultuan, por shënuan edhe golin e fitores, duke prishur një seri prej 4 humbjesh radhazi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat